Lajme

Shqiptarët e Ukrainës kërkojnë hapjen e kufirit me Moldavinë: Duam të dalim të gjallë nga këtu

Rusia nisi su lmin ndaj Ukrainës dhe avionët po fluturojnë mbi qytetet e mëdha. Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave.

Shqiptarja, Nely Supur, nga Ukraina thotë se lu fta nisi. Së bashku me familjen Nely u shkëput nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.

NELLY SYUPYUR, SHQIPTARE NË UKRAINË ” U ngrita në orën 5 të mëngjesit dhe dëgjova ra ketat. Për këtë arsye sot erdhëm në një fshat tek të arfërmit e burrit. Këtu pranë me mua është djalim që e ka emrin Ervin. Në duam të largohemi nga Ukraina, këtu ku jam tani ndodhem afër kufirit të Moldavisë diku 200-300 km.”

Deri para të shtenave Nely ishte koreografe, ndërsa sot një qytetare Ukrainase që kërkon të shp ëtoj prej luf tes. E ndërsa ajo lutet për tu larguar nga ky vend, bashkëshorti i saj duhet të shkoj në lu ftë të përballet me ush atarët rus. Nely thotë se prej ditësh për të tërhequr para në banka duhet të qendroj në radhë me orë të tëra.

Teksa artisja shqiptare nga Ukrainë kërkon të largohet prej shtëpisë së saj, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, dhe Turiqia i kanë hapur dyert për të prituar amiljen e Nelyt.

“ Dua të dalim nga Ukraina dhe të gjithë të dalim të gjallë.”

MË TË LEXUARAT

To Top