Lajme

Reagon edhe Presidenti i Amerikës: Putin zgjödhi lüftën do përballet me këto gjëra tani e kemi vendosur

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbajtur një konferencë urgjente, pas takimit të G7, drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me agr esionin rus ndaj Ukrainës.

Biden njoftoi se Vladimir Putin do të përballet me san ksione të ashpra.

Ai tha se të gjitha shtetet e G7, janë në një mendje për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, të cilat janë të karakterit u shtarak.

“Ne kemi parashikuar atë që do të ndodhte. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhte në dy rajonet. Rusia ka kryer s ulme kibe rnetike ndaj Ukrainës. Ne paralajmëruam për atë çfarë mund të ndodhte. Kombet e Bashkuara bënë thirrje të ruhej sovraniteti i Ukrainës. Kur u bënë këto thirrje, paralajmërime, nisi edhe s ulmi i Rusisë në Ukrainë. Ne kemi qenë transparentë dhe kemi dhënë informacionet e duhura për atë që do të ndodhte.

Putin zgjodhi agre sionin, l uftën dhe tashmë ai do të përballet me partnerët. Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision. Ashtu sikurse e bëmë të ditur edhe në takimin e G7, do të kemi një kundërpërgjigje të përbashkët kundër Rusisë. Do t’ia kufizojmë Rusisë mundësinë për të bërë biznes e për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Pra do të jenë sanksione ekonomike.

MË TË LEXUARAT

To Top