Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dë nuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilin ajo e quajti një pikë kthese në histori. Këtë ajo e ka deklaruar për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
“Kjo lu ftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të thellë në historinë e Evropës pas përfundimit të L uftës së F tohtë. […] Unë e dënoj atë në te rmat më të ashpër të mundshëm,” tha Merkel. Sipas saj, “nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Merkel shprehu solidaritetin e saj me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga Presidenti Volodymyr Zelensky në këto orë dhe ditë të f ikshme.
Ish-kancelarja shprehu gjithashtu “mbështetjen e plotë” të saj për përpjekjet e qeverisë gjermane, BE-së, NATO-s, OKB-së dhe G7 në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
Merkel e bëri të qartë se s ulmi i ri i Rusisë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti të pavarur këtë herë prek të gjithë Ukrainën.