Një tank rus që po ecte në rrugët e Ukrainës shihet teksa kalon sipër një makine duke e s htypur.
Shoferi i moshuar ka shpëtuar për mrekulli dhe shihet teksa del nga automjeti i tij i shtypur.
Teksa situata bëhet gjithnjë e më e vështirë, ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për rekrutim të civilëve pavarësisht moshës edhe nëse janë minorenë.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë postuar sërish në Twitter thirrjen që i atribuohet komandantit të trupave Yuri Galushkin.
“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. “Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe. Nëse njerëzit kanë vështirësi me regjistrimin më shkruani në Twitter.”
Ministri i Jashtëm i i Ukrainës përmes një postimi në Twitter shkruante se hera e fundit kur kryeqyteti ukrainas përjetoi një sul m të tillë të tmerr shëm me raketa ruse në Kiev është viti 1941 kur u su lmua nga Gjermania n azite.