Lajme

Lüfta me Rusinë/ Çfarë do të thotë në praktikë njohja e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut nga Putin?

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ditën e djeshme vendimin e tij për të njohur të ashtuquajtura ‘Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut ‘ si të pavarura, duke shkaktuar reagime të forta në Perëndim.

Dekreti rus i firmosur nga Putin thotë se vendimi për dërgimin e forcave ruse është marrë “pas një kërkese të kreut të Republikës Popullore të Donetskut drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, për të siguruar zbatimin e funksioneve të mbështetjes së paqes në territor përpara përfundimit. Marrëveshja e miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë “me Moskën.

Marrëveshjet përfshijnë, ndër të tjera, mbrojtjen e përbashkët të kufijve me Rusinë dhe krijojnë një bazë ligjore për praninë e us htrisë ruse në të dy rajonet.

Cilat janë zonat e ndara?

Rajonet separatiste pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut u shkëputen nga qeveria ukrainase në vitin 2014 dhe u shpallën ‘Republika Popullore’ të panjohura deri më tani nga një vend tjetër.

Që atëherë Ukraina ka raportuar se rreth 15.000 njerëz janë vr arë në përleshje në të dy rajonet.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në konflikt, por thuhet se ka mbështetur separatistët në mënyra të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen e fshehtë us htarake, ndihmën financiare, furnizim me vaksinat anti-covid-19 dhe lëshimin e pasaportave ruse për rreth 800.000 njerëz.

Çfarë do të thotë njohja nga Rusia e këtyre dy Republikave?

Siç e thamë dhe më sipër Rusia deklaroi se nuk e konsideron Donbasin pjesë të Ukrainës.

Kjo i hap rrugë Moskës për të dërguar trupa në rajonet e shkëputura , me preteksin se ajo po ndërhyn si aleate për t’i mbrojtur ato nga Ukraina.

Ligjvënësi rus Alexander Borodai i tha Reuters muajin e kaluar se separatistët më pas mund t’i drejtohen Rusisë për t’i ndihmuar ata të marrin kontrollin e zonave të Donetsk dhe Luhansk që janë ende nën kontrollin e Ukrainës.

Kjo, natyrisht, do të çonte në një konflikt të hapur ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Çfarë do të ndodhë me procesin e paqes në Minsk?

Njohja nga Rusia e pavarësisë së këtyre Republiakve në fakt i jep fund marrëveshjes së Minskut të cilat megjithëse nuk u zbatuan, u panë nga të gjitha palët (përfshirë dhe Rusinë) si mundësia më e mirë për të zgjidhur krizën.

Marrëveshjet parashikonin një shkallë të lartë autonomie për dy rajone specifike të Ukrainës lindore.

Si do të reagojë Perëndimi pas vendimit të Putinit?

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha javën e kaluar se njohja “do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe do të sfidonte më tej angazhimin e Rusisë në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë.”

Ai tha se do të kërkonte një përgjigje “të menjëhershme dhe të fortë” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

A ka njohur Rusia rajone të tjera të shkëputura në të kaluarën?

Po, Rusia ka njohur pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, dy territore që u ndanë nga Gjeorgjia pas luftës së vitit 2008, për të justifikuar një prani të pakufizuar ushtarake në ish-republikën fqinje sovjetike, në një përpjekje për të penguar ambiciet e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Siç dhe shihet Rusia po aspiron të bëjë diçka të ngjashme në rastin e Ukrainës.

MË TË LEXUARAT

To Top