Lajme

A mund t’i ndodhë gjë Kosovës? Vetëm Serbia nuk ka marrë asnjë masë kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

Ai tha se Serbia qëndron për paqen, respekton të drejtën ndërkombëtare dhe beson se është e gabuar të ceno het integriteti territorial i çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse do mbrojnë interesat e saj.

Ai tha se Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare dhe se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur vendin, por edhe i kupton mirë nevojat e tij.

“Udhëheqja e Serbisë, ajo ka interesat e saj jetike, kombëtare dhe shtetërore, por respekton edhe miqësitë tradicionale, nuk harron atë që ndodhi në 1999 dhe 2015” – theksoi Vuçiç.

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç përcolli konkluzionet në të cilat thekson se Serbia e bazon politikën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare, por ruajmë miqësi”. Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar në anën e vendit të tyre – Serbisë, sa i përket situatës aktuale në botë.

Presidenti i Serbisë tha se ka biseduar me patriarkun Porfir dhe e ka njoftuar me konkluzionet që Serbia ka bërë në lidhje me situatën në Ukrainë.

MË TË LEXUARAT

To Top