Lajme

A mund ta prekin Kosovën? Raportohet se Putin ka dërguar në Beograd një nga njerëzit e tij

Moska po përpiqet të ruajë ndikimin në Ballkan, kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë, njofton Deutsce Welle.

Mediat proqeveritare serbe thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurisë së Kremlinit pritet të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me udhëtimin e Patrushevit.

Sipas informacioneve, bisedimet pritet të fokusohen në pretendimet e Moskës se “mercenarë” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dërgohen nga këto shtete ballkanike për të luftuar në anën ukrainase kundër kryengritëse prorusë, bën të ditur agjencia e lajmeve ap.

Zyrtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja i kanë hedhur poshtë këto pretendime, të cilat u bënë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar.

“Ka raportime se po rek rutohen mer cenarë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për ta dezekuilibruar Rusinë dhe për t’i dërguar në vende si Donbassi”, tha Lavrovi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS

Vuçiçi thirri të hënën një takim të zyrtarëve të lartë të sigurisë së Serbisë, ku thuhet se u diskutuan raportet për “mercenarët” ballkanikë që udhëtonin në Ukrainë. Dhjetëra luftëtarë serbë kanë luftuar në Ukrainën lindore në të kaluarën, por në anën e rebelëve prorusë.

Serbia ka deklaruar zyrtarisht neutralitet në ngërçin ruso-ukrainas, i cili kërcënon të shkaktojë një luftë të madhe në Evropë. Megjithatë, mediat serbe të kontrolluara nga shteti po mbështesin Moskën në krizë duke përhapur propagandën ruse pa e diskutuar.

MË TË LEXUARAT

To Top