Lajme

Amerika i ofroi të largohet dhe mbrojte/ Presidenti i Ukrainës nuk braktisë popullin: Rusëve nuk u eci të më kapnin

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se forcat e Ukrainës kishin arritur të ndalonin përpjekjet e Kremlinit për të marrë Kievin dhe për ta rr ëzuar atë dhe u bëri thirrje rusëve që të bëjnë pr esion ndaj udhëheqësit Vladimir Putin për të ndaluar pus htimin.

Duke folur në një video të re të regjistruar nga ai vet , Zelensky akuzoi Moskën se kërkon ta rr ëzojë atë dhe të krijojë një shtet kukull në Ukrainë. “Ne e kemi prishur planin e tyre,” tha lideri 44-vjeçar, duke theksuar se us htria ukrainase kishte nën kontroll kryeqytetin Kiev dhe qytetet kryesore përreth tij.

Qyteti perëndimor i Lviv dhe qytete të tjera në Ukrainën perëndimore dhe qendrore janë shënjestruar me su lme ajrore, tha ai.

Ukraina, tha Zelensky, “tashmë” ka fituar të drejtën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe u bëri thirrje liderëve të BE-së që ta marrin atë vendim.

“Kjo do të jetë prova kyçe që e mbështesni vendin tonë,” tha ai.

“Tashmë ka mbështetje pothuajse të plotë nga vendet e BE-së për të shkëputur Rusinë nga SWIFT. Shpresoj që Gjermania dhe Hungaria të kenë guximin ta mbështesin këtë vendim,” tha Zelensky.

MË TË LEXUARAT

To Top