Lajme

Në mes të gjithë atyre lajmeve të zeza/ Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada gjermane ka bërë me dije se jane hequr kufizimet e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë, të cilët duan të vizitojnë Gjermaninë.

Duke filluar nga data 27 shkurt të gjithë shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë lehtësisht drejt Gjermanisë pa i’u nënshtruar karantinës kur të shkojnë në tokën gjermane.

Ata persona të cilët do të udhëtojnë drejt Gjermanisë në mënyrë ajrore do të duhet të kenë me vete testin PCR, një dokument që vërteton se keni kaluar Covid-19 ose cerefikatën e vaksinimit.

Njoftimi I plotë:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani. Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita ‼️ e dielë, 27.02., ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

MË TË LEXUARAT

To Top