Lajme

Ka fëmijë mes jetëve të humbura/ Rusia ka dhënë urdhër mos të pyetet për asgjë në Ukrainë ajo duhet marrë

Ush tarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet”, pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet ope racionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i us htrisë ruse, Igor Konashenkov.

Kremlini tha të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, veçse kishte dërguar një delegacion në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, por Ukraina ka kërkuar që bisedimet të mbahen në Varshavë.

Ukraina thotë se po su lmohet nga shumë drejtime, përfshirë edhe nga Bjellorusia. Konashenkov pretendoi se forcat ruse nuk po shënj estrojnë zonat civile, pavarësisht se ka të dhëna që dë shmojnë të kundërtën.

Ukraina tha të shtunën se të paktën 198 civilë – përfshirë tre fëmijë – janë vrarë që prej se Moska nisi pushtimin më 24 shkurt.

MË TË LEXUARAT

To Top