Lajme

Në ndihmë të Ukrainës shkon edhe Greqia/ Kanë dërguar pajisje üshtarake në Kiev

Greqia ka vendosur të dërgojë pajisje us htarake në Ukrainë. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi të zhvilluar sot në Pallatin Maximos me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros.

“Greqia i përgjigjet kërkesës së Ukrainës, në konsultim me aleatët e saj në NATO, partnerët e saj në BE. “Dhe duke treguar solidaritetin e saj praktik me popullin e sprovuar ukrainas, po dërgon gjatë ditës pajisje mbrojtëse me 2 C-130 të cilat do të nisen për në Poloni”, thuhet në njoftimin përkatës.

MË TË LEXUARAT

To Top