Lajme

Flet Presidenti i Ukrainës para takimit me palën ruse: Na pranoni në Bashkimin Europian

Bjellorusia i cili është vendi ku dy delegacionet ai ukrainas dhe rus do të takohen është shprehur se ka përgatitur vendin ku do të zhvillohen bisedimet me dy palëve.

Ukraina ka rënë dakort të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se presidenti i vendit Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit të Ukrainës.

Dhe para këtij takimi kritik presidenti i Ukrainës, Zelensky ka mbajtur një fjalim në rrjete sociale duke u shprehur se Ukraina duhet t’i bashkohet menjëherë Bashkimit Europian.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur.”

Zelensky gjithashtu është shprehur se të gjithë ukrainasit me ‘përvojë në operacione u shtarake’ do të lirohen nga parabur gimi sipas ligjit ushta rak për të marrë pjesë në l uftë.

Duke iu drejtuar ushtarëve r usë që sulmojnë Ukrainën, Zelensky iu drejtua atyre:

“Hidhni ar mët. Mos u besoni komandantëve dhe propagandistëve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj’.

MË TË LEXUARAT

To Top