Lajme

Putinit i del kundër një nga figurat më të njohura në Rusi: Po vrét vëllezërit tanë, lüftë bärbare

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare lu ftën në Ukrainë. Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN-it, Kozyrev tha se “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”.

Ish ministri i Jashtëm rus ‘habit’ me deklaratën: Barbare, lufta në Ukrainë

“Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po e humbin arsyen dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo e rriti oreksin për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë lu ftë vëllavras ëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve”, shtoi ai.

Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri”.

Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë – sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre…Nuk mund t’i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha [me] njerëz të tjerë”.

Economic Crime Bill: What is it and will it find Putin's loot? - BBC News

MË TË LEXUARAT

To Top