Lajme

”Një fatkeqësi shumë e madhe mund të ndodhë”/ Presidenti i Ukrainës: Centrali më i madh bërthamor në Evropë është göditur

Ora 7:03 Një anije mallrash fundoset në brigjet ukrainase pas sh përthimit. Pronarët estonezë të një anijeje mallrash kanë thënë se ajo është fundosur në brigjet e Ukrainës, pas një sh përthimi. Ata kanë thënë se dy pjesëtarë të ekipit kanë përfunduar në një gomone shpë timi në det dhe katër tjerë janë të zh dukur, njofton Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë të gjashtit më vonë janë shpëtuar nga ekipet ukrainase.

Shteti baltik, Estonia është vend anëtar i NATO-s dhe ndan kufirin me Rusinë.

Anija është ankoruar në brigjet ukrainase pasi është larguar nga një port afër Odesas disa ditë më parë.

Ende nuk është bërë e qartë çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Ushtria ukr ainase ka thënë se Rusia është duke dërguar anije zbarkuese amfibe për të pushtuar Odesan, një qytet me një milion banorë dhe port të madh detar, teksa vazhdon të avancojë në jug të Ukrainës.

Në Ukrainë ishte një natë e gjatë dhe shpeshherë e fr ikshme, jo vetëm për njerëzit atje por edhe për qytetarët e tjerë të Evropës. Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sul mua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Ukraina paralajmëroi rr ezik të madh për tërë Evropën në rast se sul mohet ky central bërthamor. Liderë të ndryshëm si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Boris Johnson, biseduan gjatë natës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë u sulm ua nga forcat ruse. Su lmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh. Autoritetet ukrainase njoftuan se sulmi nuk shkaktoi pasoja të mëdha sa të rrezikonte shkaktimin e një fatkeqësie bërthamore. Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se bo mbardimi i këtij centrali bër thamor mund të shkaktojë fatkeqësi më të madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986 pasi ky central është më i madhi në Evropë.

MË TË LEXUARAT

To Top