Lajme

Prej urdhrave të tij kanë vdekur gra dhe fëmijë/ Putin: Nuk jemi në lüftë!

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se nuk ka në plan të shpallë gjendjen usht arake në vendin e tij.

Në një takim me shoqëruesit e lu ftimeve që punojnë për Aeroflot, i shfaqur në TV kombëtar, presidenti rus tha se hapi do të ndërmerrej vetëm në “raste të agres ionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushta rak”.

“Por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha ai.

Ka pasur zëra se Putini po planifikonte të shpallte gjendjen us htarake, që është kur ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të qeverisë. Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë”, por se ai nuk ka plane as t’i prezantojë ato.

Linja ajrore kombëtare e Rusisë, Aeroflot, ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 8 marsi, për shkak të asaj që i quajti “rrethanat shtesë” që pengojnë op eracionet e saj.

Rrugët e brendshme dhe fluturimet drejt Bjellorusisë fqinje do të vazhdojnë të pandryshuara, tha linja ajrore.

BE, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë ndaluar të gjitha linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore, duke kufizuar ashpër numrin e destinacioneve të disponueshme dhe duke i bërë rrugët e tjera më të vështira.

MË TË LEXUARAT

To Top