Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska do të konsiderojë si të përfshirë në konflikt çdo shtet që vendos të mbyllë qiellin e Ukrainës.
“Në çdo momet që ky vendim do të merret, do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të ar matosur, nuk ka rëndësi se cilës organizate i përkasin”, tha lideri rus gjatë një takimi me punonjësit e kompanisë ajrore Aeroflot të shtunën.
Vendosja e zonës së ndalim-fluturimit “do të sillte pasoja kolosale dhe kata strofike jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën”, tha Putin.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ministrat e Jashtëm të aleancës, të pranishëm në një takim të jashtëzakonshëm, diskutuan për mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës, por ranë dakord që mbi qiellin e saj, nuk duhet të fluturojnë avionë të NATO-s.
Presidenti rus tha se sanksionet e vendosura nga Perëndimi janë të ngjashme me shpalljen e lu ftës.