Statuja e Krishtit nga katedralja armene në Lviv , Ukrainë është zhvendosur në një bu nker.
Lajmi është bërë i ditur në Twitter nga Tim Le Berre , i specializuar në mbro jtjen e trashëgimisë kulturore në zonat e lu ftës i cili shkruan:
”Statuja e Jezu Krishtit po nxirret nga Katedralja armene e Lviv, Ukrainë, për t’u ruajtur në një bu nker. Hera e fundit që u hoq ishte gjatë L uftës së Dytë Botërore.
Vendimi është marrë nga autoritetet bashkiake, për të mbrojtur trashëgiminë arkitekturore dhe artistike të qytetit.
Lilia Onyschenko , drejtuese e departamentit të mbrojtjes së trashëgimisë historike të Lviv, tha për Radion ukrainase Hromadske, se statuja ishte e mbështjellë me shtresa pëlhurash të ndryshme, si pëlhurë rezistente ndaj zjarrit për të siguruar që ajo të mbrohet.