Lajme

”Do ndalemi vetëm nëse Ukraina pranon këtë gjë”/ Kjo është kërkesa e Putin për të ndalur lüftën

Rusia ka deklaruar se mund të ndalojë oper acionet ush tarake në çdo moment, nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe Donetsk dhe Luhansk, si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO apo BE).

Ai shton se Rusia do ta përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse do të ndalen.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe disa javë më vonë shprehu mbështetjen e saj ndaj separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk.

MË TË LEXUARAT

To Top