Lajme

I ka bërë shumë herë ftesë për t’u takuar me Putin/ Jepet lajmi, ja si do vazhdojnë takimet Rusi-Ukrainë

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, bëri të ditur të shtunën se bisedimet me delegacionin e Federatës Ruse po vazhdojnë përmes video-lidhjes.

“Janë krijuar nëngrupe të posaçme të punës. Qëndrimet e Ukrainës janë të përcaktuara nga direktivat e mëparshme”, shkroi ai në Twitter.

Që prej nisjes së pu shtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar tri herë në Bjellorusi, ku kanë diskutuar për ar mëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Edhe pse disa herë janë hapur korridore humanitare, Kievi ka a kuzuar Moskën se ka shkelur marrëveshjet e a rmëpushimit dhe ka su lmuar caqe civile.

Të shtunën, autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës raportuan për shtatë të vr arë gjatë evak uimeve nga një fshat në afërsi të Kievit. Ukraina tha se forcat ruse hapën z jarr teksa një konvoj me gra dhe fëmijë po tentonin të largoheshin.

Ukraina dhe Rusia po ashtu kanë zhvilluar një takim në Antali. Kryediplomatët e të dy shteteve u takuan gjatë kësaj jave në këtë qytet turk, por takimi përfundoi pa rezultate konkrete.

MË TË LEXUARAT

To Top