Edi Rama kë rcënon se sa të jetë ai kryeministër, taksat e naftës nuk do të hiqen. Duke shpërfillur mijëra protestues që kanë mbushur sheshet në çdo qytet të vendit prej 4 ditësh, Rama thotë se nuk do të bëjë asnjë lëshim.
Sipas tij, nëse t aksat hiqen nga nafta, barra do të binte mbi familjet dhe bizneset e vogla, gjë të cilën shprehet se nuk do ta pranonte.
“Unë i kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën që iu vu njësoj si të tjerëve dhe ka qenë një vendim që nga qeveria nuk ka qenë i studiuar sic duhet. Ata banorë kishin të drejtë. Kjo nuk është çështje trimërie, por çështje të drejte.
Nëse e drejta është me protestuesit është virtyt. Ne kemi kërkuar falje dhe kemi reaguar. Këtu nuk kemi ca diskutojmë as 4 ditë as 4 muaj. Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu. Të hiqet ajo taksë do të thotë ti ngarkosh barrën 1 mijë familjeve dhe bizneseve të vogla. Unë këtë nuk e bej.
Këtu thuhet u rrit nafta, janë rritur të gjitha. Nuk funksionon kështu. Duhet para sa pjesë e ekonomisë tonë janë të lidhura me naftën që është shumë pak, se një pjesë e madhe është e lidhur me energjinë dhe një pjesë tjetër është e lidhur …nëse rritet çmimi i produkteve, psh miellit vjen si rezultat i rritjes së çmimit të grurit nga një vend tjetër. Pra është një efekt zinxhir”, ka thënë ai për News24.