Një nënë ukrainase ndihet e trishtuar dhe e tur përuar për djalin e saj, për të cilin thotë se është një pilot i ushtrisë ruse që g odet vendin e saj të lindjes.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, avioni i djalit të saj, majorit Alexei Golovensky , u g odit nga ukrainasit disa ditë më parë dhe ai po mbahet rob në Mykolaiv, një qytet në jug të Ukrainës pranë Detit të Zi, qytet ky që është i rrethuar nga rusët.
Elena Golovenskaya doli në lot para kameras, duke zbuluar veprimet e të birit, për të cilat është e turp ëruar por njëkohësisht e trishtuar.
Nëna ukrainase nxitoi t’u kërkojë falje bashkatdhetarëve të saj pasi djali i saj ndjek urdhrat e presidentit rus Vladimir Putin .