Lajme

Shqiptarët i kanë mbështetur dhe thanë se hapin dyert për ta, por Ukraina s’pranon ta njohë Kosovën

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, ka dhënë një intervistë për median serbe “Alo”, ku ka folur dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar.

Ukraina ende nuk e njeh zyrtarisht Kosovës si shtet të pavarur, teksa më herët ka deklaruar mbështetjen për Serbinë.

Aleksandrovich ka thënë se pozicioni i Ukrainës karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se “respektojnë integritetin territorial të Serbisë”

Pozicioni i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i ditur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Alexandrovich.

Në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Serbia ka mbajtur një qëndrim të paqartë, teksa është shprehur se respekton integritetin territorial të Ukrainës, por ndërkohë nuk ka pranuar të bashkohet me vendet që vendosën sanksione ndaj Rusisë.

Kosova nga krahu tjetër ka dalë hapur kundër Rusisë. Shqiptarët kanë mbajtur krahun e Ukrainës në këtë situatë aspak të mirë për vendin e tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top