Lajme

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Ja çfarë ka ndodhur në takimin midis dy palëve

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Zelensky, Mykhailo Podoliak deklaroi se raundi i radhës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të mbahet javën e ardhshme.

Podoliak nuk përcaktoi një ditë fikse, por u shpreh se tashmë në tryezën e negociatave ka disa propozime të rëndësishme, mes të cilave dhe një formulë për arm ëpushim dhe tërheqjen e trupave.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella do të planifikohet një takim. Mund të jetë nesër, pasnesër. Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve tani, ka shumë prej tyre duke përfshirë një zgjidhje politike dhe më e rëndësishmja, një zgjidhje ushta rake. Kjo do të thotë një ar mëpushim, një formulë për një a rmëpushim dhe tërheqja e trupave”, tha Podoliak për agjencinë bjelloruse të lajmeve.

Një ditë më parë edhe presidenti ukrainas Zelensky paralajmëroi se tashmë ka një tërheqje të Rusisë në negociata për t’i hapur rrugë bisedimeve të vërteta.

MË TË LEXUARAT

To Top