AirSerbia tani e tutje do të bëjë vetëm një fluturim në ditë për në Moskë, tha Presidenti serb, pas kritikave se kompania ajrore e vendit po bëhej shkak të dështonte një ndalim i gjerë nga Bashkimi Evropian për fluturimet drejt Rusisë dhe se po përfitonte nga l ufta në Ukrainë.
Që nga fillimi i pushtimit rus mbi dy javë më parë, AirSerbia e kishte dyfishuar numrin e fluturimeve drejt kryeqytetit rus dhe kishte futur avionë më të mëdhenj për të rritur numrin e vendeve për atë që është bërë destinacioni i saj më fitimprurës.
Përveç disa kompanive ajrore turke, linja ajrore e Serbisë është e vetmja kompani evropiane që ka vazhduar të fluturojë drejt Rusisë që nga shpallja e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare pas pus htimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Kjo solli kritika si nga BE-ja ashtu edhe nga Ukraina.
“Serbia është e vetmja në Evropë me qiellin e hapur ndaj Rusisë”, shkroi në Twitter, Zv.ministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar. “Të fitosh para nga gjaku (ukrainas) është i padenjë për një vend kandidat për në BE”.
Presidenti populist i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se AirSerbia do të kthehej tek vetëm një fluturim në ditë për në Moskë, pas “gjuetisë së shtrigave” kundër vendit të tij.
“Dhe a do të jenë të kënaqur me këtë ata që udhëheqin përndjekjen ndaj Serbisë në lidhje me fluturimet për në kryeqytetin e Rusisë? pyeti Vuçiç gjatë një interviste televizive gjatë fundjavës.
Duke iu referuar Turqisë, ai u ankua se “askush nuk do t’i prekë ata që janë në NATO, që janë pjesërisht në Evropë dhe pjesërisht në Az, dhe kanë 30 herë më shumë fluturime për në Moskë sesa Serbia”.
Vuçiç nuk tha se kur do të fillojë reduktimi i fluturimeve. Dy fluturime të AirSerbia ishin planifikuar për në Moskë të dielën.
Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndërkombëtare kundër aleates të saj Rusisë.