Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Tajip Erdogan ranë dakord për domosdoshmërinë e uljes së tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë dhe për të mbështetur stabilitetin në Mesdheun Lindor në mes të luftës në Ukrainë, thanë burime të qeverisë greke pas drekës së të dielës midis dy liderëve në Stamboll.
Presidenti turk priti kryeministrin grek në rezidencën Vahdettin, rezidencën e tij presidenciale, ku u takuan privatisht gjatë drekës.
Burime qeveritare thanë se të dy liderët biseduan në një atmosferë shumë të përzemërt, duke u takuar si aleatë që përballen me sfida të sigurisë për shkak të zhvillimeve politike pas luftës në Ukrainë. Ata ranë dakord për përmirësimin e komunikimit në të gjitha nivelet.
“Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Greqisë, në takim u ra dakord që të mbahen të hapura kanalet e komunikimit dhe të përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në një deklaratë të presidencës turke.
Sipas burimeve, Mitsotakis ka rënë dakord për mbajtjen e një takimi Greqi-Turqi për masat e ndërtimit të besimit në prill, për sa kohë që nuk ka përshkallëzim te nsioni.