Lajme

Dhimbje e madhe! Dalin detajet rrëqethëse/ Ky është 23-vjeçari shqiptar që u gjet i pajètë në rezervuar

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur, 23-vjeçari Llazar Palla, i zh dukur disa ditë më parë.

Ai u gjet nga pol umbuarët e Reneas, pas kërkimit në vendin ku dhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë. Familjarët e të riut, kishin d enoncuar në polici se i afërmi i tyre ishte zhd ukur dhe dyshimet ishin se mund të ishte mb ytur.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e pol umbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit, që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.

“Para 3 ditësh, të shtunën e kaluar pasdreke u ngrit nga gjumi dhe kërkoi për të nrgrënë dhe nënës i kërkoi t’i shtronte tavolinën. Qëndroi pak dhe doli në oborr të pinte një cigare. Ishte ora 5 pasdite.Babai ishte duke punuar te toka dhe kur u kthye në shtëpi, 10 minuta pasi kishte dalë Llazari për të pirë cigare, nuk e gjen aty. U alarmuam dhe u bëmë merak për të”, – tregoi në studio Flori Palla, vëllai i të humburit.

MË TË LEXUARAT

To Top