Lajme

Humbet logjikën totalisht Putin/ Raportohet se është sülmuar edhe qyteti afër Polonisë, NATO mund të reagojë

Të paktën një raketë ruse go diti në qytetin Lviv herët të premten, sipas kryebashkiakut të qytetit. Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha në Facebook se nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendin e go ditjes, por nuk ishte aeroporti i qytetit. Deri më tani, qyteti piktoresk në Ukrainën perëndimore është kursyer kryesisht nga bomb ardimet e pamëshirshme të forcave ruse.

Ja pse Lviv është kaq i rëndësishëm:

Vendndodhja: Rreth 70 kilometra larg nga kufiri polak, Lviv është në afërsi të një shteti të NATO-s – çdo su lm këtu mund të ketë pas oja ndërkombëtare.

Refugjatët: Lviv është kthyer në pikën zero për ukrainasit e zhvendosur. Ai pret më shumë se 200,000 njerëz të zhvendosur brenda vendit, një qytet me pak më shumë se 700,000 banorë, sipas kryebashkiakut. Ata kanë vërshuar në qytet në kërkim të një sigurie relative, por shumë e përdorin atë si një pikë ndalimi përpara se të shkojnë në kufi.

Logjistika: Rajoni më i madh shërben si një rrugë thelbësore për furnizimin me armë për ushtrinë ukrainase dhe një përpjekje më e gjerë rezistence që i ka dështuar planet e Moskës për një pushtim blic.

Kultura: Qendra historike e Lviv është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Muzeu Kombëtar strehon koleksionin më të plotë të vendit të artit të shenjtë mesjetar dhe dorëshkrimeve të rralla fetare.

MË TË LEXUARAT

To Top