Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është gati të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për lu ftën.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba. Ai shton se nëse Putin bie dakord, që nesër mund të mbahet takimi mes tyre.
Kuleba: “Nëse Putin tregon gatishmëri për një takim të tillë, atëherë fjalë për fjalë edhe nesër ose pasnesër ai mund të bëhet. Presidenti Zelensky është gati për këtë takim. Qëndrimi i tij është i qartë, ai është i formuluar për të gjitha çështjet dhe Ukraina është gati për këtë bisedë.”
Kryediplomati ukrainas tha se nëse ka dakordësi për mbajtjen e takimit, do të ketë konkurrencë mes vendeve të ndryshme për të mundësuar takimin.
Kuleba: “Mund të them se gara për të drejtën për të mbajtur një takim mes Zelenskit dhe Putinit është më e ashpër se konkurrenca për organizimin e Lojërave Olimpike.”
Dmitro Kuleba i pyetur nëse do të pranonte për një takim me homologun e tij rus, ai u shpreh se Lavrov është diplomati më me eksperiencë në botë.
Kuleba: “Lavrov është një diplomat jashtëzakonisht me përvojë, mendoj se nga sot ai ka qenë në pozitën e tij më të gjatë në botë, ai ka thjesht një përvojë të çmendur. Unë jam gati të flas me të, jam gati të bëj një bisedë serioze, thelbësore me të. Atëherë ne mund të arrijmë rezultate.”
Negociatat mes Lavrov dhe Kulebës u zhvilluan në 10 mars me ndërmjetësimin e palës turke.