“Fox eyes” është një nga tendencat më të fundit të kirurgjisë plastike dhe shumë vajza të famshme e zgjedhin këtë procedurë për të ngritur vetullat.
Procedura përfshin futjen e fijeve të biodegradueshme nën lëkurë, të cilat i japin më pas syve një pamje më të bukur pasi tërheqin lëkurën rreth tyre, duke ngritur cepat e vetullave dhe duke e bërë më tërheqëse. Mirëpo kjo teknikë ndonjëherë mund të rezultojë jo shumë positive për arsye nga më të ndryshmet. Një e re nga Sydney (Australia) , e quajtur Jessie Carr ka treguar historinë e saj duke u bërë virale në rrjetet sociale.
Ajo rrëfeu pagoi 2,000 dollarë për ngritjen e vetullave, për të përftuar të ashtëquajturën “syrin e dhelprës”, por…21-vjeçarja ndau përvojën e saj në një seri videosh në TikTok duke treguar se fijet që i kishin vendosur në fakt ishin të dukshme edhe në pjesën e jashtme të lëkurës. Kur ajo vendosi që t’i hiqte fare ato, nuk e mendoi kurrë se kjo do të shndërrohej në një makth për të. Ajo tregoi se pasi ndërhyri, fytyra e saj filloi të enjtej dhe qëndroi ashtu për më shumë se dy javë.“Pasi enjtja u zbeh, fillova të vërej se vetullat e mia ishin krejtësisht të pabarabarta”, tha ajo në një video të dytë. Tetë javë më vonë vetullat më në fund kishin “rënë” përsëri në pozicionin origjinal.
Kisha gunga në fytyrën time,” tha ajo duke bërë thirrje vajzave që të mos e përdorin këtë teknikë dhe të ishin shumë të kujdesshme për çdo ndërhyrje tjetër estetike.Urojmë që rasti i Jessie Carr të shërbejë si leksion ëpr shumë të reja që duan të përdorin këto tekinika, pa e ditur pasojat e tyre negative dhe deformimet që mund të lënë në fytyrë.