Kohet e fundit jemi përballur me lajme jo shumë të mira për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur kudo nëpër botë. Së fundmi duket se nuk janë vetëm humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme, por ka pak lajme të mira dhe të gëzueshme për njerëzimin.
Të dhënat e fundit të Raportit Botëror të Lumturisë, që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, tregojnë se cilët janë vendet me popullsinë më të lumtur në botë.Sipas raportit për të pestin vit me radhë , vendi nordik Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet po ashtu nje tjeter vend nordik si Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.
Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërsa më pas pasohet nga Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.Do thonë shumë prej jush, po Shqipëria në cilin vend renditet? Me siguri nga vendet e fundit, pas vetëm fjala lumturi nuk gjen kuptim në vendin tonë, fatkeqsisht.Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022.
Finlanda
Danimarka
Islanda
Zvicra
Holanda
Luksemburgu
Suedia
Norvegjia
Izraeli
Zelanda e Re
Austri
Australi
Irlanda
Gjermania
Kanada
Shtetet e Bashkuara
Mbretëria e Bashkuar
Çekia (Republika Çeke)
Belgjika
Franca.