Lajme

Shembet miniera në Shqipëri/ Dy minatorë kanë dhënë shpirt, njëri baba i tre fëmijëve e tjetri i dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë.

Burime bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.

Trupat e pajetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga galeria e shembur, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shembja e galerisë ka ndodhur në mbi 1000 metra thellësi.

Minatorët që humbën jetën janë identifikuar 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:55, teksa 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda. Zhutaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërsa Dauti ka 2 fëmijë.

MË TË LEXUARAT

To Top