Lajme

”Më e pakta 700 euro nata për s*ks”, e reja i tregon të gjitha: Vip-at, politikanë dhe biznesmenë në Tiranë duan vajza me trup të bukur

Jeta e natës, klubet, makinat, shishet e alkvoolit dhe vajzat e bukura kanë qenë gjithmonë një formë puzzle-i ku asnjëra nuk bënte pa tjetrën. Ndoshta ky është ndër të paktat raste që paragjykimi rezulton i vërtetë, burra të pasur që shpenzojnë pa limit dhe vajza të bukura që bashkohen në shtrat. Ky është tregu i ri se ksit. P rost itucion i një lloji tjetër, es kortë.

Vajzat janë të reja, zakonisht studente, të tërhequra nga dëfrimi dhe paraja e lehtë. Modelet janë më të preferuarat dhe më vulnerabël, kjo për shkak të aksesit të palimituar të tyre në party, por edhe brenda disa tipareve që këta burra preferojnë. Ata duan vajza të reja padyshim, të hijshme dhe shumë feminine. Vajza me trupin më të bukur se fytyra.

Kështu tregon A. për Gazetasi.al, një ndër vajzat e këtyre festave, tashmë “re krutuese e vajzave të reja” në kryeqytet.

“Kudo të shkosh, ka gjithmonë një vajzë a djalë që bën një gjë të tillë ose të paktën njeh dikë. Është shumë e lehtë për të krijuar një rrjet dhe janë pak a shumë, gjithmonë të njëjtët njerëz”,-tregon ajo. E reja shprehet se ky rrethi i pafundmë nisi rastësisht. “Burra që njihja që vinin baste për vajza që unë njihja, deri sa unë dhe lekët hymë në mes. Ka vajza që mjaftohen edhe me vetëm darka, party apo ndonjë dhuratë, pa para cash. Ashtu siç ka dhe burra që mjaftohen vetëm me shoqërinë e një vajze të re, të veshur bukur, me paratë e tij”.

Ndonëse A. nuk e pranon, ky është definicioni i “es kortë”. Esk ortat, referuar punonjësve të seksit, janë vajza që nuk merren me këdo, kudo. Janë vajza që, në fakt nuk janë vetëm për s e ks. Janë për biseda, janë për shoqëri, janë për sy. Janë dhe të shtrenjta.

“Ne nuk kemi ndonjë paketë çmimesh sepse vajzat e caktojnë dhe vetë për aq kohë sa unë marr atë që jam premtuar. Mund të paguhen nga 100-700 euro për një natë në shtrat. Por ka edhe nga ata që zgjedhin të mbajnë njërën për vete për disa kohë dhe shumat që jepen janë marramendëse. Kanë krijuar dhe lidhje”, -tregon A.

Ajo thotë se mban disa vajza të përhershme për këtë punë edhe nëse të rejat nuk pranojnë, janë ato që dalin gjithmonë. Këta meshkuj janë zakonisht mbi 35 vjeç. Njerëz të biznesit, të politikës dhe televizionit. Po. Dhe të martuar. Por ata kanë para. Para që i shpenzojnë pa ngurrim për një natë feste në ndonjë klub në kryeqytet apo ndonjë bar blloku. Punonjësit e këtyre vendeve, janë po ashtu njohës të mirë të këtij cikli. Një punonjës i PR-të të një klubi nate në Tiranë, E., tregon për Gazetasi.al se aty, në zonën VIP siç e quajnë, vendosen vajza të veshura bukur dhe sensuale për të tërhequr pikërisht këta burra të pasur.

MË TË LEXUARAT

To Top