Një dëshmi e fundit tregon se kuf omat e us htarëve rusë të v rarë në Ukrainë po zhvendosen nga Bjellorusia në Rusi me tren dhe avionë brenda natës për të mos tërhequr vëmendjen.
Video e postuar nga Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty tregon ambulancat us htarake që kalojnë nëpër qytetin bjellorus të Homel.
Punonjësit në spitalin bjellorus pretendojnë se më shumë se 2,500 trupa tashmë janë dërguar në Rusi që nga 13 marsi.
Banorët e qytetit bjellorus janë befasuar nga numri i us htarëve të v rarë që po ngarkohen stacionin e trenit, një mjek në spitalin kryesor të Homelit tha se nuk kishte mjaftueshëm kirurgë për të op eruar të pla gosurit dhe se po dërgoheshin në shtëpi të sëmurët vendas, për të liruar shtretërit.
Homel është qytet kufitar me Ukrainën në jug dhe Rusinë në lindje, dhe është qyteti i dytë më i madh i Bjellorusisë, pas Minskut, si dhe një nyje kyçe transporti dhe tregtie.