Lajme

A mund të tërhiqet Putin tani? Kryeministri i Anglisë paralajmëron: Do të shkoj edhe unë në Kiev

Kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një vizite të shpejtë në Kiev për të treguar mbështetje për Ukrainën.

Sipas Daily Mail, kryeministri u ka kërkuar zyrtarëve të shqyrtojnë mundësinë dhe vlerën e një udhëtimi të tillë drejt kryeqytetit ukrainas për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët e sigurisë thuhet se janë shumë të shqetësuar nga ideja e udhëtimit të kryeministrit në një zonë lu fte, prej nga janë larguar deri më tani të paktën 10 milionë njerëz.

Por një burim tha se Johnson është i vendosur për të shkuar nëse mund të arrijë diçka me vizitën e tij. Situata në Kiev u përkeqësua mbrëmjen e shkuar, një tregues ky se vizita do jetë shumë e vështirë.

MË TË LEXUARAT

To Top