Lajme

Shqiptarët mezi po përballojnë çmimet/ Pelerina e Ramës kushton gati 5 milionë lekë, e ka nga stresi?

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, dolën paraditen e djeshme në lagjet e Tiranës për të mbikqyrur cmimet në market dhe furra buke.

Në një bisedë ‘live’ me një nga shitëset në një nga furrat e bukës, Ramës i shpëtoi goja dhe tha se rritjet e çmimit janë thjesht psikologjike, pasi njerëzit të stresuar dhe kanë shtuar blerjet e tyre.Kjo deklaratë e kryeministrit bëri bujën dje në rrjetet sociale, ku nuk munguan as memet e shumta, të cilat ai i ka aq shuëm qejfKëtë deklaratë, kryeministri e lëshoi, teksa kishte të veshur ‘një pelerinë’ që dyshohet se është më shumë se 6 rroga mesatare në Shqipëri.

Siç shihet edhe nga kërkimet që kanë bërë qytetarët, Rama mban të veshur “një pelerinë” që kushton 3200 e ca dollarë, nga firma e tij e preferuar Yamamoto.

Të rrish gjithë ditën dhe të dalësh orë e minutë duke iu thënë shqiptarëve që të kursejnë dhe vetë mban një pelerinë që kushton mbi 3 mijë dollarë, sikur nuk shkon…

MË TË LEXUARAT

To Top