Lajme

Rinis raundi i bisedimeve Rusi-Ukrainë, njoftimi: Sot do të punohet gjatë

Delegacionet ukrainase dhe ruse nisën sot raundin tjetër të bisedimeve për paqe, ndërsa vijon l ufta mes dy vendeve.

Palët negociatorë mbajtën një video-telefonatë 90 minutëshe. Grupet e punës pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

David Arakhamia, një anëtar i delegacionit ukrainas u shpreh:

“Sot po punojmë gjithë ditën”.

Të dy vendet kanë mbajtur disa raunde bisedimesh deri më tani, por ende nuk është arritur në një marrëveshje armëpushimi të plotë ose tërheqje të trupave ruse.

Kujtojmë se takimet e para u zhvilluan në Bjellorusi, ndërsa ditët e fundit ato po mbahen përmes video-konferencë.

MË TË LEXUARAT

To Top