Disa orë pasi raketat ruse god itën për herë të parë qytetet ukrainase më 24 shkurt, pesë lu ftanije gjermane u nisën menjëherë drejt Letonisë.
Kjo ishte pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur një zonë që ekspertetët ush tarakë e kanë konsideruar prej kohësh pikën më të dobët të aleancës, krahun lindor të saj. Nisja e beftë e anijeve tregoi se NATO dhe Gjermania janë futur tashmë në një realitet të ri, për shkak të s ulmit rus. Ata po përballën me atë që zyrtarët diplomatët, apo autoritetet e zbulimit e sigurisë, bien dakord se është kër cënimi më serioz për sigurinë kolektive të aleancës, që nga Lu fta e Ftohtë.
Duke qëndruar në bordin e l uftanijes ‘Elbe’, ankoruar në portin e Rigës, komandanti gjerman i flotës us htarake të NATO-s Terje Schmitt-Eliassen thotë se misioni tregon në thelb praninë e aleancës në Baltikun lindor. Lu ftanijet e aleancës, me rreth 600 marinarë në bord, do të fillojnë në ditët në vijim një op eracion pastrimi të vijës brengdetare nga minat.
Një javë pas fillimit të lu ftës në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një takim të ministrave të jashtëm të aleancës se epoka e pas sul mit ishte tashmë normalja e re. Çka ngjan shumë si një kthim në të kaluarën. E themeluar në vitin 1949 për t’u mbrojtur kundër kër cënimit sovjetik, NATO po përballet me një rikthim në l uftën e mekanizuar, një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen si dhe potencialisht me mundësinë e rënies së një perdeje të re, të hekurt, në të gjithë Evropën.