Lajme

”U pamë të hani m*tin tuaj”/ Mark Marku lëshon gojën në emision, Blendi Fevziu: Na mori historia

Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes ish-deputetit Mark Marku dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata në lidhje me zhvillimet më të fundit brenda PD-së.

Marku i tha Gjatës se ky i fundit është kthyer në kundërshtar me Lulzim Bashën pasi nuk e futi në listat e deputetëve. Më pas debati mes tyre ka agravuar me përdorimin e fjalëve fyese.

Mark Marku: Berisha duhet të marri përgjegjësi se PD ka luftuar për Berishën. Kjo nuk është luftë për ide, platforma, koncepte. Kjo është lufta për të rikthyer Berishën. Ore a ka mundësi, të ndërhyra ndonjëherë? Boll.

Çlirim Gjata: Ti bëhesh 2 herë deputet i PD që ka 1001 të zeza dhe ti provokon në një mënyrë cinike.

Mark Marku: Ti su bëre me nerva, unë u bëra dhe e lashë.

Çlirim Gjata: Pro vokon në mënyrë cinike.

Mark Marku: Ti nuk u bëre dhe u zure me Lulzim Bashën, unë u bëra dhe hoqa dorë.

Çlirim Gjata: Të fitosh brenda PD është kollaj, dil si i pavarur.

Mark Marku: A ka mundësi të qetësohesh se nuk të ndërhyra?

Çlirim Gjata: Nuk la gjë pa thënë për Lulzim Bashën, tani i bën avokatinë.

Mark Marku: Duhet të mbajë përgjegjësinë.

Çlirim Gjata: Ti gjuan me gurë e nuk mban përgjegjësi. Ne kemi përgjegjësi për atë që po bëjmë.

Mark Marku: Të flas unë?

Blendi Fevziu: O Çimi po lëre ta mbarojë.

Çlirim Gjata: Po është shumë cinike o Fevzi. Ai iku ka dhënë dorëheqjen, na gjuan me gurë neve në formë cinike nëpër televizione dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tani.

Mark Marku: Unë kam përgjegjësinë e fjalës.

Çlirim Gjata: Është e pandershme.

Mark Marku: Mos flasim për nder se pastaj di unë si flas.

Çlirim Gjata: Është shumë e pandershme kjo.

Mark Marku: Di unë si flas, di unë si ju kthehem pastaj për punë nderesh. Lem të flas tani se nuk më ndërpret njeri fjalën. Për punë nderesh di unë si flas.

Çlirim Gjata: Kjo që po bën është e pandershme.

Mark Marku: Është e pandershme? I pandershëm je ti. Je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën vetëm se s’të bëri deputet o zotëri. Dhe kjo është e pandershme. Jo imja që u bëra dhe thashë kështu si jeni ju jeni një m*t dhe hajt mirë u pafshim edhe hani m*tin tuaj.

Blendi Fevziu: O Mark, na nxorre tek Brryli tani, dolëm në Instagram

Çlirim Gjata: Të të vijë turp për këto fjalë, je dhe intelektual ti, ti je banal.

Mark Marku: Të keni turp. Ju jeni banal.

Oerd Bylykbashi: Me ato terma duhet të bësh kujdes kur flet Mark.

MË TË LEXUARAT

To Top