Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas.
“Gjithnjë e më shumë ukrainas po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë,” tha kryeministri francez Jean Castex.
Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i l uftës, sipas Castex.
Midis tyre, 10,500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.
Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës së Francës.
“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të ofrojmë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas”,-tha Castex.