Lajme

U tha se la ”Portokallinë” për t’u bërë pjesë e politikës, reagon aktori Flor Binaj/ Ja si është e vërteta

Në gjithë mediat online dhe portale, ditën e sotme qarkulloi lajmi se Florian Binaj do të lërë përfundimisht “Portokallinë” dhe do të angazhohej në politikë.

Pasi lajmit që bëri xhiron e rrjetit fillimisht nga “Kryefjala”, aktori ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ku tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë.”Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për t’u bërë kryetar partie. Të dashur miq dhe mikesha, flini të qetë”, shkruan aktori i njohur.”E para, po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë. S’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!

E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë, është që ju të hyni brenda dhe të klikoni reklamat e tyre”.”E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon! Faleminderit”, shton më tej Flori.Gjithsesi, aktori i madh i humorit ende nuk e ka treguar arsyen e vërtetë pse ka munguar këto javët e fundit në “Portokalli”, menjëherë pas pjesëmarrjes aktive në protesta.

MË TË LEXUARAT

To Top