Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë një deklaratë sho kuese. “Do të përdornim a rmë bërth amore vetëm nëse rre zikohet ekzistenca e Rusisë”, është shprehur ai pasditen e kësaj të marte, në një kohë kur lu ftimet në Ukrainë vijojnë prej 28 ditësh dhe ush tria ruse ka pësuar humbje të mëdha.
Në një intervistë për CNN, ai gjithashtu ka theksuar se ishte i sigurt se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të përdorte ar më bërthamore në Ukrainë.
Pritet reagimi i perëndimit pas kësaj deklarate të zëdhënësit të qeverisë ruse. Ndërkohë ush tria ruse është përballur me një rezistencë të fortë nga forcat ukrainase, në nisjen e fillimit të pusht imit të Ukrainës në orët e para të mëngjesit me 24 shkurt.
Peskov ka shtuar gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin e ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ndonjë nga qëllimet e saj ush tarake në Ukrainë.
I pyetur se çfarë mendon Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj se presidenti rus nuk ka ende një vlerësim.
Zëdhënësi i Kremlinit pohoi gjithashtu se “oper acioni ush tarak special” – termi zyrtar i Kremlinit për pushtimin e Rusisë në Ukrainë – “po vazhdonte në mënyrë rigoroze në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë”.