Lajme

Skandal i madh/ Ambasadorja ruse: Putin ka në plan të marrë pjesë në samitin e G20

Presidenti rus Vladimir Putin ka në plan të marrë pjesë në një samit të G20 në Indonezi që mbahet këtë vit, tha të mërkurën ambasadorja ruse në Indonezi, duke hedhur poshtë pretendimet e disa anëtarëve të G20 se Rusisë mund t’i ndalohet pjesëmarrja.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po vlerësojnë nëse Rusia duhet të mbetet brenda grupit të njëzet ekonomive kryesore pas pu shtimit të Ukrainës, thanë burimet e përfshira në diskutime për Reuters.

Por çdo përpjekje për të përjashtuar Rusinë ka të ngjarë të vihet në veto nga të tjerët në grup,thanë burimet. Ambasadorja e Rusisë në Indonezi, që aktualisht mban karrigen e rradhës të G20, tha se Putin synonte të udhëtonte në ishullin turistik indonezian të Bali për samitin e G20 në nëntor.

“Do të varet nga shumë, shumë gjëra, përfshirë situatën e COVID, që po përmirësohet. Deri më tani, është qëllimi i tij … dëshira,” tha ambasadorja Lyudmila Vorobieva në një konferencë shtypi.

E pyetur për mundësitë që Rusia mund të përjashtohet nga G20, ajo tha se ishte një forum për të diskutuar çështjet ekonomike dhe jo një krizë si Ukraina.

“Sigurisht që përjashtimi i Rusisë nga ky lloj forumi nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve ekonomike. Përkundrazi, pa Rusinë do të ishte e vështirë për ta bërë këtë”.

MË TË LEXUARAT

To Top