Ofensiva fillestare ruse për të marrë nën kontroll të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës ka dështuar krejtësisht, me theks të veçantë ku tash e disa javë fo rcat pushtuese kanë ngecur në periferitë e kryeqytetit, ndërsa tash raportohet se në disa pjesë rusët edhe janë rrethuar.
Forcat e arma tosura ukrainase pretendojnë se kanë prerë linjat ruse të furnizimit me Bucha, Irpin dhe Hostomel pranë Kiev. Këto vende kanë qenë caqe të su lmeve ruse që nga fillimi, sidomos aeroporti i Hostomel, por asnjë avancim nuk ka ndodhur deri më tani.
Këto rrethime kanë ndodhur pas su lmeve të shumta që ukrainasit kanë kryer ndaj konvojeve të furnizimeve rusëve, sikur në videon në vijim.
Se forcat ruse janë ende të bllo kuara në Ukrainë, e konfirmoi edhe një zyrtar i lartë amerikan, duke treguar për ngecjet e us htrisë push tuese në kryeqytet.
“Jo shumë ndryshime…asnjë ndryshim të vërtetë nga Rusia në terren afër Kievit”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane.
Rusët deri më tani kanë humbur mbi 10 mijë trupa sipas pretendimeve perëndimore e ukrainase, ndërsa ata vetë pranuan që kanë humbur së paku 9.800 u shtarë që nga fillimi i luf tës.