Lajme

Rusia mund të përdorë ärmë kimike dhe bèrthamore? NATO dërgon në Ukrainë paisjet e veçanta

NATO po përgatitet të dërgojnë pajisje në Ukrainë për t’i përdorur kundër ar mëve kim ike dhe bërthamore që janë paralajmëruar se do të përdoren nga Rusia.

Këtë të mërkurë, Stoltenberg tha se grupi pritej të binte dakord në një samit të nesërmen për t’i ofruar Ukrainës mbështetje shtesë, duke përfshirë pajisje për mbrojtjen kundër kër cënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bë rthamore, si dhe ndihmë për sigurinë kibernetike.

Nisma do të jetë hera e parë që vendet anëtare të NATO-s do të dërgojnë furnizime në Ukrainë posaçërisht për të kundërshtuar armët e shkat ërrimit në masë, mes frikës në rritje në kryeqytetet perëndimore se Moska mund t’i përdorë ato.

“Ne jemi të shqetësuar për përdorimin e arm ëve kimike ose biologjike,” tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO kishte vënë në dukje kërcënimet bë rthamore nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Çdo përdorim i a rmëve ki mike do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit dhe do të kishte pasoja të mëdha.”

MË TË LEXUARAT

To Top