Një zyrtar i lartë i NATO-s thotë se sipas vlerësimeve të Aleancës, Rusia mund të ketë pësuar 30 deri në 40 mijë humbje mes radhëve të forcave të saj në Ukrainë gjatë muajit të parë të l uftës, mes të cilëve 7 deri 15 mijë të vr arë.
Kjo është hera e parë që NATO jep vlerësime për humbjet e forcave ruse në Ukrainë, që kur filloi lu fta më 24 shkurt.
Ush taraku i lartë i NATO-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se vlerësimi për ushtarët e vr arë rus bazohet në përpunimin e informacioneve që jep qeveria ukrainase, nga informacionet që dalin nga Rusia, si dhe nga burime të tjera të hapura.
Qeveria amerikane deri tani nuk ka pranuar të japë vlerësime publike për humbjet mes us htrisë ruse dhe ukrainase, duke thënë se informacionet nuk janë shumë të besueshme.
Zyrtari i NATO-s tha se humbjet prej 30–40 mijë trupash mes radhëve të forcave ruse, është llogaritur sipas vlerësimit standard ushtarak, që në raste luftrash, për çdo ushtar që humb jetën ka tre të tjerë të plagosur. Mes humbjeve llogariten të vr arët, të plag osurit ose ata të kapur rob.