Autoritetet franceze kanë ngrirë 800 milionë dollarë në pasuri që u përkasin olig arkëve rusë si pjesë e sanksioneve pas pu shtimit të Ukrainës nga Rusia, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal.
“Këto sanksione po ndihen në Rusi, ku ekonomia po rrënqethet, rubla është në kolaps, bursa në një pjesë të madhe është ende e mbyllur dhe banka qendrore është ndikuar fuqishëm,” tha ai.
“Nuk është tabu nëse duhet të shkojmë më tutje,” tha Attal për çdo sanksion shtesë.
Raundi i fundit i sanksioneve të Bashkimit Evropian në fillim të marsit kundër Rusisë përfshinte masa që vunë në shënjestër 160 oligarkë dhe politikanë rusë.