Lajme

Si do ia dalin shqiptarët tani me këtë rritje çmimesh/ Raportohet se është rritur edhe më shumë çmimi i vezëve

Një kokërr vezë në shumë nga supermarketet e Tiranës kushton 24-30 lekë, kurse ajo paketuar ka kosto 30 deri në 44 lekë. Duket se tashmë veza është kthyer në një ushqim luksi ndërsa rritja e çmimit përkon me ngordhjen e 1 mijë e ca pulave.

Kreu i grupeve të kontrollit, Hasan Stafa, thotë për Bë se çmimi i vezës është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë si pasojë e falimentimit të dy stabilimenteve në Durrës që zënë 26% të prodhimit të vezëve në rang vendi.Eksperti apelon që të mos frekuentohen tregjet informale si dhe çdo produkt i pulës të gatuhet me temperaturë mbi 75 gradë tani që është përhapur gripi i shpendëve.Ditët në vijim, pritet të rritet akoma edhe më shumë cmimi i vezëve që mund të shkojë deri në 50 lekë për kokërr.

Veza është një produkt bazik që nuk mungon në tavolinën e shqiptarëve cdo ditë.Shjtrenjtimi i saj është një problem shumë i madh për familjet shqiptare, duke ditur që edhe produktet e tjera si vaji, mielli, sheqeri, orizi etj po ashtu po rriten dita-ditës.Urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt. Pas tërmetit në vitin 2019, pandemisë që Covidit, dhe tani këtë krizë të thellë ekonomike, realisht është shumë për ne shqiptarët. E kemi fjalën për shqiptarët e zakonshëm, jo ata që notojnë në luks.

MË TË LEXUARAT

To Top