Lajme

”I xhindosur sepse i kanë zbuluar planet”/ Putin do të marr häk edhe ndaj miqëve të tij

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do të ndërmarrë veprime kundër rrethit të tij të brendshëm, teksa kërkon të largojë “fajtorët” përgjegjës për pu shtimin e tij të dës htuar në Ukrainë.

Sipas burimeve lokale, ai është i xhindosur për faktin se SHBA ka zbuluar planet e tij u shtarake.

Dhe për ta bërë më keq punën e tij, planet janë dërguar në Ukrainë – kjo është pjesërisht arsyeja pse Ukraina nuk ra në 72 orët e parashikuara të Putinit.

Kjo shihet gjithashtu pjesërisht si arsyeja pse gjeneralët e lartë dhe forcat e tij më elitare janë shënje struar në mënyrë kaq efektive në Ukrainë.

Ai madje ka filluar të vërë në dyshim aleatin e tij të ngushtë, njeriun që qëndron pas us htrisë rinore të Rusisë dhe ai që drejton pushtimin në përgjithësi, Sergei Shoigu.

Vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeç, është parë së fundmi duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë. Burimet thonë se Putini ka filluar të sulmojë Valery Gerasimov, shefin e shtabit të përgjithshëm rus, i cili është folur si një lider në pushtet nëse Putini bie në ndonjë grusht shteti të mundshëm.

MË TË LEXUARAT

To Top