Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur për radion LBC përpara mbërritjes së tij në samitin e jashtëzakonshëm të NATO –s që mbahet sot në Bruksel. Ai ngriti mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve mbi rezervat e arit të Rusisë. Sipas Johnson, Putin ka kaluar tashmë vijat e kuqe.
“Fakti i madh që bota e di tani është se populli ukrainas do të luftojë për vendin e tij. Ata besojnë në vendin e tyre. Ata e duan vendin e tyre dhe do ta mbrojnë atë. Kjo ishte diçka që nuk e dinim vërtet një muaj më parë. Tani është absolutisht e qartë. Kjo ka ndryshuar gjeopolitikën.
Do të thotë se ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë ata. Ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë ata të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre. Ne kemi dërguar tashmë rreth 4000 armë antitank. Do të dërgojmë shumë më tepër gjatë ditëve të ardhshme, 6000 raketa të tjera dhe shumë të tjera përveç kësaj.