Lajme

Jepet njoftimi, ja çfarë do të ndodhë ditën e nesërme në Ukrainë/ Jepet vendimi nga Rusia

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije se do hapet korridori humanitar që nga dita e nesërme më 25 mars me qëllim daljen e sigurt të anijeve të huaja që ndodhen në portet ukrainase.

“Me qëllim që anijet e huaja të largohen nga portet ukrainase drejt detit të hapur, Federata Ruse po krijon një korridor humanitar, i cili do të jetë një korsi e sigurt për anijet që vijnë nga zona e grumbullimit, e vendosur 20 milje në juglindje të portit Ilyichevsk” , tha kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Mbrojtjes të Federatës Ruse, Mikhail Mizintsev.

“Orari i korridorit do jetë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 19:00 (me kohën e Moskës) duke filluar nga 25 mars 2022”, tha Mizintsev këtë të enjte gjatë një konference.

MË TË LEXUARAT

To Top